• |
ide | kryesore

PSG ka vendosur titullarin mes Navas e Donnarummas: L’Equipe ka zbuluar se cili nga portierët do të shitet

-Instant, Sport



Sipas L’Equipe, PSG ka zgjedhur tashmë të ardhmen e portës së tij: francezët kanë vendosur të fokusohen te Donnarumma për sezonin e ardhshëm. Keylor Navas, pra, është i destinuar të dalë në shitje në merkaton e verës. Parisienët kanë disa portierë në organikë: përveç Gigios dhe kostarikanit, janë Sergio Rico, Marcin Bulka dhe Areola. E sigurtë është se priten disa ndryshime në shtëpinë e PSG, duke qenë se në diskutim janë edhe rolet e trajnerit dhe drejtorit sportiv.

L’Equipe shkruan se ajo e PSG është gjithashtu një zgjedhje anagrafike. Donnarumma është 23 vjeçar, Navas 35, edhe pse ka ende edhe dy vjet kontratë. Vlera e kartonit të tij kap vlerën e 10 milionë eurove. Ditët e fundit, Gigio i kishte kërkuar klubit që të gjente një zgjidhje përfundimtare gjatë një interviste, sepse ai nuk kishte ndërmend të përballej me një sezon tjetër në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *