• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të ‘Friends’

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit, Mike Hagerty.

Sipas ‘Tmz”,aktori thuhet se vdiq pasi pati një reagim ndaj një antibiotiku, gjë që e çoi atë në koma. Hagerty  mori një infeksion në prill në njërën nga këmbët e tij dhe u shërua, tregoi një burim i afërt me aktorin . Megjithatë, ai ende nuk ndihej plotësisht mirë. Kur filloi xhirimet e sezonit të dytë të shfaqjes së tij të re, Somebody Somewhere, ishte ende i pafuqishëm , kështu që mjeku e dërgoi në një spital për një kontroll. Fatkeqësisht, gjendja e tij vetëm u përkeqësua. Aktori mori një antibiotik dhe ra në koma. Vdekja e tij nuk ishte e lidhur me COVID-19, pasi ai rezultoi negativ.

Bridget Everett, e cila luan në Somebody Somewhere, njoftoi vdekjen e Mike në Instagram më 6 maj. “Një aktor i dashur i personazheve, dashuriapër qytetin e tij të lindjes, Çikago dhe familjen e tij ishin gurët e themelit të jetës së tij,” shkroi Everett. “Mike, një bashkëshort i përkushtuar, ka lënë pas gruan  Mary Kathryn dhe motrën e tij Mary Ann Hagerty. Ai do t’i mungojë shumë.

E doja atë që në momentin kur e takova”, shkroi aktorja në postimin e saj të dytë. “Ai ishte kaq i veçantë. I ngrohtë, qesharak. Jemi të shkatërruar që ai ka ndërruar jetë. Mike u adhurua nga i gjithë kasti. Mendimet tona janë me gruan dhe familjen e tij.”

Somebody Somewhere debutoi në HBO në janar dhe u rinovua për një sezon të dytë. Shfaqja zhvillohet në Kansas, ku Everett luan Semin, një grua në të 40-at që shpreson të gjejë lumturinë. Hagerty luajti babain e saj, fermerin Ed Miller.

Hagerty lindi në Çikago më 10 maj 1954 dhe filloi të aktrojë kur iu bashkua The Second City.  Roli i tij më i njohur televiziv ishte Z. Teeger në pesë episodet e Friends. Ai u shfaq gjithashtu në episodet e Seinfeld, The George Carlin Show, ER, Curb Your Enthusiasm, Ally McBeal, Deadwood, Entourage, Medium, Glee, Community dhe Grey’s Anatomy./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *