• |
ide | kryesore

Lidhjet e komplikuara të Donaldit/ Populli i Instagramit bullizon Bora Zemanin për rikthimin

-Instant, F1, Paparazzi

Shkëlqimi dhe rënia e Bora Zemanit lidhet padyshim me Donaldin, lidhja e dashurisë që arriti kulmin gjatë peridhës së Big Brother.


Por duket se ribashkimi pas shumë ndodhive që trazuan rrjetin nuk është pritur mirë nga një pjesë e madhe e ndjkësve të tyre, të cilët janë shprehur të zhgënjyer kryesisht ndaj moderatores.


Bora Zemani bëri postimin e parë në llogarinë e saj në Instagram, që pas publikimit të fotove të saj krah ish të dashurit. Menjëherë ndjekësit, duke lënë mënjëanë pjesëmarrjen e saj në sfilatën e Vladrin Saitit, kanë vërshuar në komente që lidhen vetëm me një emër: Donald Veshaj.

Të shumtë janë ndjekësit që të gjithë historinë e dashurisë, ndarjes dhe tradhtisë, e cilësojnë si “lojë për vëmendje”, duke mos ngurruar t’i kujtojnë moderatores romancën e Donaldit me Beatrix në BBV.

“Bora sa turp çfarë loje të fëlliqur paskeni bërë bashkë me atë tjetrin vetëm për vëmendje. Nuk më besohet që dole kaq e ulët. Ai të poshtëroi publikisht, të tradhtoi, e puthi tjetrën për 2 muaj rrjesht! Gjynaf Arbori kur të rritet dhe ta shohi çfarë mami ka pasur.”- shkruan një ndjekës.

Një tjetër shpreh hapur zhgënjimin nga moderatorja, duke e konsideruar si të verbuar nga dashuria.

“Nuk je ashtu si të menduam. Nëse lidhja mes tyre nuk ka qenë fake dhe ka qenë e vërtetë, atëherë më vjen keq për ty që e lejon veten të biesh kaq poshtë dhe nuk e din vlerën e vetes tënde. Mendoj se je verbuar nga dashuria dhe si shikon gjërat pastër. Kalo mirë.”– thuhet në koment.

Të tjerë ndjekës janë shprehur të revoltuar ndaj saj, duke mos i kursyer ofendimet:

“Turp për gjestin që ke bërë, je treguar shumë e ulët, kështu që Unfolloë.”

“Shembull që nuk duhet ndjekur, kjo është ajo çfarë të thërras! Mos u bëni si Bora!”

Bora Zemani mori shumë mbështetje nga ndjekësit që nga takimi romantik që pati brenda BBV me Donaldin, dhe akoma më shumë pasi ai e tradhtoi me Beatrix Ramosajn.

Pas gjithë këtyre situatave, moderatorja arriti edhe 1 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, duke u bërë kështu një nga vajzat më të ndjekura të shoëbizit shqiptar.

Këto ia ka rikutjuar një ndjekëse moderatores duke shkruar:

“Të kanë bërë si heroinë ty, gjoja femër me vlera. Ti kokërr k*ve. Po nga ato të rëndomtat fare. E keni bërë karakterin dhe nderin copë….turp”

Megjithëse lidhje e Donaldit me Beatrix përfundoi njëkohësisht me përfundimin e BBV, në një reagim publik në Instagram Bora mohonte se ajo dhe Donaldi janë ftuar në emisionet e njëri-tjetrit, po sjellin një këngë, apo se videon funny në Tik-Tok i dedikohen atij.

“Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”– shkruante Bora mes të tjerash. panorama plus


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.