• |
ide | kryesore

Gjykata italiane jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn

-Instant, Lajme, Të fundit

Drejtësia italiane ka dënuar përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg, Mois Habilajn. Gjykata e Lartë italiane ka rrëzuar kërkesën, duke lënë në fuqi dënimin ekzistues.

Ai u akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili.


Ai kaloi më shumë se 3 vite në paraburgim në pritje të gjyqit, por pas kërkesës së avokatit të tij, masa e sigurisë u lehtësua në “arrest shtëpie”.

Së bashku me Habilajn, përfunduan në pranga edhe 11 persona të tjerë. Hetimi u zgjerua më tej dhe përfshiu edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili gjithashtu ndodhet në burg duke vuajtur dënimin.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.