• |
ide | kryesore

Në podium me ‘Z’, një vit përjashtim për rusin Kuliak: “Nuk keni parë çfarë bënë ukrainasit”

-Instant, Sport



Gjimnasti rus Ivan Kuliak është përjashtuar për një vit, deri në maj 2023, për shfaqjen e simbolit ‘Z’ në kostumin e tij të tutave në mbështetje të pushtimit të Ukrainës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në një ngjarje të Kupës së Botës në mars. Sportistit 20-vjeçar do t’i duhet të kthejë edhe medaljen e bronztë të fituar në paralele, në takimin e Dohas, paratë e çmimit dhe shpenzimet e gjyqit.

Njësia e pavarur për integritetin e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës kishte hapur një hetim për incidentin dhe sot ka ardhur edhe vendimi i Federatës. Kuliak, i cili nuk u pendua kurrë për gjestin që shkaktoi bujë dhe indinjatë të madhe, ishte përpjekur të justifikohej. “Na thanë të mbulonim flamurin tonë, gjë që e bëra. Tashmë ata kishin ndaluar gjithçka që mundnin. Unë thjesht doja të tregoja se nga ku jam, kjo është e gjitha – ishin fjalët e tij – Unë kurrë nuk kam pasur frikë nga pasojat dhe nuk kam ndërmend të dëmtoj askënd. Kjo shenjë Z do të thotë “për fitoren”, “për paqen”. Atletët ukrainas na trajtuan keq … Duhet ta shihnit për ta besuar. Gjimnastët ukrainas e filluan të gjithë këtë lëvizje politike. Ishte një gjest si kundërpërgjigje ndaj kësaj sjellje, fakti që u paraqita me këtë distinktiv. Ishin mbështjellën me flamurin e tyre duke thirrur në podium “Lavdi Ukrainës”. Sipas rregullave të turneut nuk lejohet, por askush nuk i tha asgjë. Edhe kërkuan që të përjashtohemi kur nuk kishim thënë apo bërë asgjë kundër askujt”.



1 Comment

  1. eshte politike or cun

    politika ska vend ne sport por ja qe, amerika e super pasanikeve po kerkon dominimim global

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *