• |
ide | kryesore

Sean Paul reagon ndaj aludimeve për një romancë me Beyonce

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur Sean Paul ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me Beyonce.

Në një intervistë të hënën me The Daily Beast, këngëtari reflektoi mbi punën me  fituesen e çmimit Grammy për këngën e saj të vitit 2003 “Baby Boy”.

Paul tha se ai e kishte admiruar gjithmonë Beyoncen gjatë kohës së saj me Destiny’s Child, kështu që kur dëgjoi se ajo po shkonte solo dhe donte të bashkëpunonte me të në një këngë, ai ishte i gatshëm.

“Pranova menjëherë’. Mendova se do të ishte R&B, por përfundoi në sallë kërcimi”, tha Sean për median.

Kur u pyet për të konfirmuar nëse lidhja ishte ndonjëherë romantike, sipas thashethemeve në atë kohë, Paul mbylli spekulimet dhe deklaroi se ata nuk u lidhën kurrë.

“Jo! Do të doja! Ajo është e bukur”, u shpreh artisti.

Ai zbuloi gjithashtu se aludimet e romancës mund të kenë ndikuar në marrëdhënien e tij të punës me Beyoncé, duke pretenduar se u shkëput në mënyrë të pashpjegueshme në minutën e fundit nga një performancë e planifikuar e “Baby Boy” në MTV Video Music Awards në 2003.

“Unë isha ulur atje në turmë me gruan time  dhe Paris Hilton ishte para meje,” tregoi reperi . “Beyonce po zbriste nga shkallët duke kënduar këngën dhe Paris kthehet nga unë dhe më thotë: “Pse nuk je atje lart?” Ishte e turpshme dhe e çuditshme”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *