• |
ide | kryesore

Justin Long konfirmon romancën me aktoren e njohur

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Long ka konfirmuar së fundmi romancën me aktoren e “Superman Returns”,Kate Bosworth.

Përmes rrjetit të tij social,Justin publikoi disa foto të tyre gjatë pushimeve në Irlandë.Postimi i aktorit vjen një muaj pasi të dy u fotografuan të afërt me njëri tjetrin në plazh në Kauai, Hawaii në prill.

Kate fillimisht ndezi thashethemet për romancën me Justin në maj 2021, kur ajo bëri një postim në Instagram kushtuar aktorit 43-vjeçar pasi kishin përfunduar së bashku xhirimet e një filmi në Fayetteville, Ark.

“Ka disa përvoja filmike kur mëson shumë për një person tjetër. Epo, ne sapo përfunduam një nga ato,” shkroi aktorja. “Justin ti je vërtet spektakolar ,argëtues, qesharak, i sjellshëm.”

Long më pas komentoi me shaka, “Kjo është e gjitha që ke shkruar për mua??? Epo… Unë e admiroj përmbajtjen tuaj.”Ai konfirmoi se kishte një të dashur në dhjetor 2021 gjatë një episodi të podcast-it të tij, Life Is Short With Justin Long./Lapsi.al

Actors Justin Long, Kate Bosworth spotted around Fayetteville | Fayetteville Flyer



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *