• |
ide | kryesore

Shtatë muaj pas dëmtimit, Chiesa kthehet të vrapojë: video që e bën Juventus të shpresojë

-Instant, Sport, Video



Federico Chiesa mezi pret të kthehet në fushë e të japë kontributin e tij në krahun e majtë të sulmit të Juventusit. Anësori sulmues pësoi një dëmtim të rëndë kundër Romës janarin e kaluar dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Një video e publikuar në rrjetet sociale nga bardhezinjtë e tregon lojtarin duke vrapuar. Një shenjë se procesi i rikuperimit po ecën pa probleme.

Sigurisht që rruga për t’u rikthyer në tapetin e gjelbërt të stadiumit Allianz është ende e gjatë për Chiesan: pasi u operua në Austri katër muaj më parë, sulmuesit të kombëtares italiane iu dha një prognozë prej 7 muajsh. Megjithatë, kohët e kthimit të tij janë thjesht hipoteza. Chiesa mund të kthehet në fushë midis shtatorit dhe tetorit, apo edhe të zgjasë pritjen deri në vitin 2023.

Video e publikuar nga faqja e Juventusit gjithsesi ngjall optimizëm. “A mund të emocionojë një vrapim i thjeshtë? Po”, thuhet në përshkrimin e postimit të Juventusit, ku anësori i kombëtares përjetësohet në një vrapim të parë (të kujdesshëm) mbi bar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *