• |
ide | kryesore

BE miraton paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë

-Instant, Lajme, Planet



Këshilli Evropian ka miratuar zyrtarisht paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, si shenjë e dënimit të pushtimit rus të Ukrainës që prej 24 shkurtit.

Këshilli Evropian është organi më i lartë politik i Bashkimit Evropian i cili mbledh krerët e shteteve të 27 vendeve anëtare të familjes së madhe të BE-së.

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, tha se paketa e sanksioneve kundër Rusisë rriti “kufizimet në aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën”.

“Ne po ndalojmë importin e naftës ruse në BE, me këtë mënyrë ne po shkurtojmë një burim masiv të ardhurash për Rusinë. Ne po ndërpresim veprimtaritë nga bankat kryesore ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT. Ne po sanksionojmë gjithashtu ata që janë përgjegjës për mizoritë që u zhvillua në Bucha dhe Mariupol”, tha Joseph Borrell, raporton CNN.

Këshilli Evropian ka renditur fushat e ndryshme të ndikuar nga sanksionet si:

• Embargoja e naftës
• Ndërprereja e pagesave SWIFT nga bankat ruse dhe bjelloruse
• Kufizimet e eksportit
• Shërbime konsulence
• Listimet individuale



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *