• |
ide | kryesore

Kundër grave në futboll dhe homofob, tifozët e Valencias kundër Gattusos: “Unë racist? U çmendet?”

-Instant, Sport



Kishte ndodhur edhe te Tottenham, tani historia përsëritet. Gattuso e gjen veten në qendër të polemikave të nxitura nga ata që e akuzojnë për disa fraza të thënë në të kaluarën. Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje dyvjeçare me klubin spanjoll të Valencias, ish-trajneri i Milanit dhe Napolit u sulmua menjëherë nga tifozët në rrjetet sociale. Në shënjestër deklarata të tilla si: “Unë nuk mund t’i shoh fare gratë në futboll. Nuk më pëlqen ta them, por është kështu”, ose “Martesa duhet të jetë midis një burri dhe një gruaje dhe martesa e të njëjtit seks është shumë e çuditshme për mua. Por secili bën çfarë të dojë” e madje edhe “Sa herë janë fishkëllyer të bardhët? Mua më ka ndodhur, por nuk i jap shumë rëndësi.”

Përgjigja e Gattusos nuk vonoi: “Jam i mërzitur, ata janë vetëm luanë të tastierës. Unë racist dhe homofob? A jeni të çmendur? Historia ime flet për mua. Është koha për t’u qetësuar. Unë racist? Atëherë përse do ta kisha blerë Bakayokon kur isha te Napoli? Nuk kam pasur kurrë asgjë kundër lojtarëve me ngjyrë, shumë prej të cilëve kanë qenë shokët dhe miqtë e mi. Fraza mbi gratë në futboll ishte një mbrojtje e punës së Gallianit, që e larguan në kohën e administrimit të keq të Barbara Berlusconit. Karrierën time e kam ndërtuar me lodhje, impenjim e djersë. Askush nuk më dhuroi asgjë. E nuk do të lejoj më që dikush, me akuza të tmerrshme, të pengojë punën time”.

Në realitet, më shumë se një qëndrim ideologjik, çështja duket se lidhet me luftën për pushtet mes ish-presidentit të klubit, Miguel Zorio dhe pronarit aktual Peter Lim. Nuk është rastësi që ishte Zorio, zëdhënësi i “Marea valencianista” për mbrojtjen e “trashëgimisë historike, sportive, ekonomike dhe sociale të Valencia FC”, i kërkoi tifozëve të bashkohen kundër Gattusos për komentet e tij “kundër grave, homoseksualëve dhe lojtarëve me ngjyrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *