• |
ide | kryesore

Johnny Depp, në paqe pas gjyqit me Amber Heard

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp po kërkon pozitivitet pasi mbylli gjyqin e tij të diskutueshëm gjashtë-javor për shpifje me ish-bashkëshorten Amber Heard.

Javën e kaluar, juria prej shtatë personash në  Fairfax, Virxhinia, mbajti anën e Depp-it, duke i dhënë atij 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim dhe duke i dhënë Heard 2 milionë dollarë. Pas vendimit, aktori tha në një deklaratë se ndihej sikur i ishte kthyer “jeta” dhe se “më e mira nuk ka ardhur ende” për të.

Një burim i afërt me të ka treguar për PEOPLE se ai është “i lumtur” dhe “i lehtësuar” pas vendimit.

“Ai është duke kuptuar se çfarë do të bëjë më pas. Ai ndihet sikur është shfajësuar”, thotë burimi. “Ai ndjen sikur ka hequr një peshë të konsiderueshme nga supet e tij. Kanë kaluar gjashtë vjet. Ka qenë shumë kënaqësi  për të që ka amrrë kaq shumë mbështetje nga burrat dhe gratë.”

Tani për tani, “ai është i fokusuar te vetja”, u shpreh burimi, i cili shton, “Ai po shikon absolutisht përpara dhe e ka kaluar këtë. Ai po kërkon pozitivitet dhe të largohet nga negativiteti.”

Depp dhe Heard u takuan gjatë realizimit të filmit të vitit 2011, The Rum Diary, dhe më vonë u martuan në shkurt 2015. Në maj 2016, Amber paraqiti kërkesë për divorc, si dhe një urdhër për kufizimin e dhunës në familje. . Në qendër të kësaj çështjeje gjyqësore ishte një artikull i dhjetorit 2018 i shkruar nga aktorja për dhunën në familje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *