• |
ide | kryesore

Shakira dhe Gerald Pique shfaqen në publik pas ndarjes (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi njoftuan ndarjen e tyre të shtunën, Shakira dhe Gerard Pique janë rishfaqur në publik.

Këngëtarja dhe futbollisti i FC Barcelona udhëtuan në Hluboká të Republikës Çeke, për të mbështetur djalin e saj Milanin, i cili po garon në një turne ndërkombëtar bejsbolli këtë fundjavë.

“Marrëdhënia e saj  me të nuk është aq e mirë tani, por ata po përpiqen për hir të fëmijëve ”, raportojnë ekskluzivisht “Mamarazzi” të gazetës spanjolle EL PERIDICO.

Shakira shfaqet e qetë në fotot nga turneu në Çeki duke i buzëqeshur fansave që i afrohen, ndërsa Pique duket pak më larg.

Imazhet tregojnë se, pavarësisht se janë fizikisht në të njëjtin vend, ata janë secili më vete dhe shmangin kontaktin me çdo kusht, të paktën publikisht, siç zbulohet nga programi Mediaset España ‘Socialité’.

Milani, i cili është tetë vjeç, është pjesëtar i skuadrës katalanase që garoi në turneun e bejsbollit të Super CUP-it nën 10 vjeç. Në një garë me 24 ekipe që filloi të enjten, ekipi doli në vendin e katërt./Lapsi.al

First images of Shakira and Piqué together after announcing their break-up



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *