• |
ide | kryesore

Video/ Mes Brazilit e Japonisë diferencën e bën… një penallti: Neymar i shpëton fytyrën Selecaos në miqësore

-Instant, Sport, Video



Ishte goli i 74-të i Neymar për kombëtaren, duke e lënë atë vetëm tre larg rekordit të mbajtur nga Pele. Ai gjithashtu shënoi dy penallti javën e kaluar në fitoren 5-1 ndaj Koresë së Jugut, teksa Brazili provoi veten në një turne aziatik kundër dy skuadrave që u kualifikuan në Kupën e Botës. Japonia tani është pa fitore kundër Brazilit në 13 ndeshje (11 humbje dhe 2 barazime). Në anën tjetër Brazili e zgjeroi pathyeshmërinë e tij në 13 ndeshje. Humbja e fundit erdhi pak më pak se një vit më parë nga Argjentina në finalen e Copa America.

Trajneri i Brazilit, Tite, u shpreh i lumtur që u largua me fitoren e ngushtë. “Ne prisnim që kjo të ishte një ndeshje më e vështirë, por gjithashtu luajtëm më mirë kundër Koresë së Jugut”, tha Tite. Bëmë disa gabime që i dhanë kundërshtarit besim. Ky është një test i mirë kundër një ekipi që është gati për Kupën e Botës. Ndonjëherë, në Kupën e Botës gjithçka që të nevojitet është të fitosh 1-0 dhe kjo është ajo që bëmë sot”, tha Tite.

Brazili kishte pjesën më të madhe të zotërimit të topit dhe pati disa raste për të shënuar më shumë gola, me Neymar që humbi disa mundësi. Brazili bëri katër ndryshime në krahasim me skuadrën që mundi Korenë e Jugut. Në stol u ulën portieri Ëeverton, mbrojtësi Thiago Silva, mbrojtësi i majtë Alex Sandro dhe sulmuesi Richarlison. Në vend të tyre, titullar në portë ishte Alisson, ndërsa Eder Militao dhe Guilherme në mbrojtje dhe Vinicius Junior në sulm. Lucas Paqueta goditi shtyllën vetëm një minutë pas startit të ndeshjes, Fred goditi traversën 10 minuta më vonë dhe Raphinha detyroi portierin japonez Shuichi Gonda të bënte pritjen e parë të ndeshjes nga një goditje nga fare pranë në minutën e 20. Neymar pati rastin e tij më të mirë në mes të pjesës së parë, por Gonda ndaloi përpjekjen e numrit 10.

https://www.youtube.com/watch?v=yEB73LI7GvU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *