• |
ide | kryesore

Ishin në ndjekje nga policia, aksidentohen dy shqiptarë në Itali, njëri ndërron jetë

-Instant, Arkiva, Lajme



Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar tragjikisht ka humbur jetën në një aksident.

Mediat italiane bëjnë me dije se në aksident ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

Ngjrja ka ndodhur në Caserta, ndër dy të rinjtë po bënin përpjekje që t’i shpëtonin policisë.

Dy të rinjtë, përkatësisht 31 dhe 26 vjeç, po lëviznin me makinë e tyre dhe parakaluan një automjet patrulle të karabinierëve, në një zonë ku parakalimi ishte i ndaluar. 

Dy shqiptarët vazhduan të lëviznin me shpejtësi pavarësisht thirrjeve nga policia për të ndaluar.

Gjatë rrugës makina kaloi në një kthesë që rezultoi fatale për 26-vjeçarin, i cili humbi jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas. Në këtë moment 31-vjeçari tjetër shqiptar që u plagos ka tentuar të arratiset por që është arrestuar nga policia.

Policia njoftoi më pas se dy të rinjtë po lëviznin me makinë të vjedhur dhe për këtë arsye nuk ndaluan duke tentuar t’i shpëtonin kontrollit. Ende nuk bëhen me dije emrat e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *