Maturantët do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Si dhe ai i mëparshmi, provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30.
33 mijë maturantë do të testohen në njohuritë e tyre të gjuhës dhe letërsisë duke përmbyllur kështu të gjitha njohuritë e marra në ciklin e mesëm të ulët dhe të lartë. Ndërkohe provimi për lëndën e matematikës do të jepet në datë 17 qershor, ndërsa sa i takon lëndëve me zgjedhje do të jepen më datë 24 qershor.