• |
ide | kryesore

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e QSHA

Arkiva



Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi.

Vendimi është firmosur këtë të martë. Rezana Vrapi, iu besua kjo drejtoi prej 7 vitesh, pasi u emërua në krye të saj në vitin 2014. Arsyet e shkarkimit apo largimit nga posti i QSHA nuk dihen ende.

Vlen të përmendet, se Qendra e Shërbimeve Arsimore është vendosur shpesh në qendër të kritikave nga maturantët, në lidhje me testet e Maturës Shtetërore.

Maturantët kanë protestuar sistematikisht vitet e fundit, pasi kanë hasur vështirësi në hartimin e tezave dhe kanë pretenduar se në to, janë ilustruar tema që ata nuk i kanë bërë gjatë viteve të studimit në gjimnaz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *