• |
ide | kryesore

Matura shtetërore/ Rreth 33 mijë nxënës testohen sot në provimin e matematikës

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas provimit të Gjuhës së Huaj dhe atij të Gjuhës Shqipe e Letërsisë, gjimnazistët do t’i nënshtrohen sot testimit në lëndën e Matematikës. Provimi do të fillojë në orën 10 dhe do të përfundojë në orën 12:30. Sipas Ministrisë së Arsimit, në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues, teksa 33 mijë maturantë do të marrin pjesë në testim.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë janë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë për pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë, 40% të pikëve të testit do të jenë niveli i parë, 40% niveli i dytë dhe 20% që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë, të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *