• |
ide | kryesore

Harta e re gjyqësore/ Deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve kërkesë për seancë dëgjimore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa nga deputetët e Partisë Demokratike: Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Greta Bardeli, Fatmir Mediu, kanë kërkuar një seancë dëgjimore me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ministrin e Drejtësisë, Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Deputetët e opozitës kanë kërkuar seancë dëgjimore me institucionet e drejtësisë për hartën e re gjyqësore. Ata thonë se situata është shqetësuese sepse banorët duhet të udhëtojnë me kilometra të tëra për gjykatën ku i trajtohet cështja e tyre për shkak të mbylljes së gjykatave në qytetet ku banojnë.

“Deputetët e opozitës shprehen se kanë ndjekur me vëmendje diskutimet që kanë pasuar vendimin e datës 10.06.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e “Hartës së Re Gjyqësore”. Deputetët kanë marrë mesazhe të shumta nga qytetarë të ndryshëm që shprehen të shqetësuar lidhur me mbylljen e gjykatave në qytetet e tyre. Vecanërisht shqetësuese mbetet situata për banorët që do t’iu duhen të udhëtojnë për kilometra apo orë të tëra për të mbërritur pranë gjykatës kompetente për gjykimin e cështjeve të tyre. Sipas deputetëve të opozitës, riorganizimi gjyqësor lidhet me një të drejtë themelore që ka të bëjë me aksesin në drejtësi, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për pasojë është detyrë e Kuvendit të analizojë dhe marrë në shqyrtim këtë çështje me interes për qytetarët”, thuhet në kërkesë.



1 Comment

  1. Gjyqet do behen vetem nepermjet e-Albania.
    Do te shtohet portali e-gjyq. Do kete e-gjyqtare, e-prokurore dhe e-avokate.
    Per te perkedhelurit e Partise, do te jepen denime max me e-burg, te tjeret VK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *