• |
ide | kryesore

Finalet e NBA/ Shtiret si Thompson, sozia e tij bën nxemjen me Warriors: përjashtohet përjetë ‘Fake Kley’

-Instant, Sport, Video



Ai quhet Dawson Gurley por të gjithë e njohin si ‘Fake Klay’, ose më saktë sozia (me ndonjë kilogramë më tepër) i yllit të Golden State Warriors, Klay Thompson, e emri i tij këto ditë u bë popullor në rrjetet sociale për shkak se ai, para ndeshjes 5 të finales së NBA, u paraqit i veshur me veshjen perfekte të lojës duke arritur t’i shmangej kontrollit të Chase Center, e duke zbritur pa probleme edhe në fushë, ku filloi të gjuante në kosh siç do të kishte bërë Klay i vërtetë, për rreth dhjetë minuta, para se të kthehej në dhomat e zhveshjes. Të gjitha të dokumentuara në një video që tashmë po mbushet me shikime në YouTube…

Një marifet që i kushtoi rëndë sozisë së Thompson (“Sapo e pashë, mendova se Klay do të kishte ngrënë ndonjë hamburger të tepërt”, tha me shaka Steve Kerr), i cili pak para fillimit të ndeshjes mori një letër nga zëvendëspresidenti i sigurisë së Arenës, që i komunikoi skualifikimin për jetë nga impianti.

Gurley deklaroi në rrjetet sociale se e kishte paguar biletën e ndeshjes 10 mijë dollarë, por edhe se Warriors kishin të drejtë që e përjashtuan, por e gjitha kjo ia vlejti: “Për 10 minuta isha lojtar i NBA…”.

Videoja e tij përfundon me një premtim, për të shkuar në Boston për të parë ndeshjen-6: nuk dihet nëse si spektator normal apo përsëri si Fake Klay.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *