• |
ide | kryesore

Fotoja virale, çfarë i thotë në vesh Zelensky-Macronit?

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pritur mëngjesin e së enjtes në takim presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrin e Italisë, Mario Draghi.

Një fotografi e Zelenskyt me presidentin Macron, të cilët duken shumë të afërt gjatë takimit të parë që kur ka nisur lufta në Ukrainë, është bërë virale në rrjetet sociale, raportoi Sky News.

Në foto, Macroni duket sikur është duke i folur në vesh Zelenskyt, ndonëse siç është raportuar, ai vetëm është afruar që ta përqafojë homologun e tij ukrainas.

Zelensky ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me secilin prej tre liderëve në muajt e fundit, duke i akuzuar ata se nuk po mbajnë qëndrim të ashpër ndaj Rusisë.

Megjithatë, udhëtimi i tyre në Kiev shihet si një mundësi për të treguar unitet dhe mbështetje për Ukrainën.



4 Comments

  1. I thotë atë që thoshte ahmetaj para elektoratit në fushate shokut të vet në krah
    Hajde thellim pak bythen me keta
    (Popullin)

  2. Burra shteti apo adoleshence e vonuar?!

    Eksperimenti per te sjelle ne krye te politikes njerez qe nuk kane qene pjese e saj dhe pa formimin e duhur eshte gracka per te futur boten ne amulli, gje qe shihet qarte si ne Perendim, ashtu edhe ne Lindje.

    Si rrallehere ne histori, bota po vuan mungesen e liderave…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *