• |
ide | kryesore

Lil Wayne i ndalohet hyrja në Britani

-Instant, Paparazzi, Slider



Lil Wayne nuk do të jetë nw krye tw festivalit Strawberries & Creem në Kembrixh pasi iu ndalua hyrja në Mbretwrinw e Bashkuar në minutën e fundit.

Reperi amerikan, fitues i çmimit Grammy, nuk do të performojë të shtunën në atë që besohet të jetë shfaqja e tij e parë në Mbretërinë e Bashkuar në 14 vjet pasi iu refuzua kërkesa për vizë.

Duke njoftuar ndryshimin në formacion të mërkurën në mbrëmje, i cili në vend të kësaj do të shohë Ludacris, organizatorët thanë se janë “thellësisht të zhgënjyer” nga ky “vendim i papritur dhe negativ”.

“Për shkak të rrethanave ekstreme përtej kontrollit apo ndikimit tonë, na vjen shumë keq t’ju informojmë se Lil Wayne tani nuk është në gjendje të performojë në festivalin të shtunën më 18 qershor.

“Lil Wayne i është refuzuar hyrja në MB drejtpërdrejt nga Zyra e Brendshme në një vendim të minutës së fundit.

“Ne kemi marrë njoftim shumë minimal dhe koha e vendimit është sigurisht shqetësuese për të gjithë të përfshirët, fansat e Lil Wayne, si dhe ekipin e festivalit”, thuhet në një deklaratë.

Ylli i hip-hop-it, i dënuar më parë, pranoi një akuzë për armë në dhjetor 2020 dhe po përballej me deri në 10 vjet burg përpara se Donald Trump ta falte atë gjatë orëve të tij të fundit si president.

Në një deklaratë të mërkurën, Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar tha: “Çdo individ që është dënuar me një dënim me burg prej 12 muajsh ose më shumë duhet t’i refuzohet kërkesa”.

LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *