• |
ide | kryesore

Pogba shigjeton United e paralajmëron Juventus: “Pikë vendimtare për karrierën, nuk mund të gaboj vendim”

-Instant, Sport



Edhe pak ditë dhe do të mësohet zyrtarisht nëse Paul Pogba ka vendosur të rikthehet te Juventus. Përshtypja është se francezi është gati të veshë sërish fanellën bardhezi, por me siguri, pas dështimit në Manchester United, ai nuk mund t’i lejojë vetes të bëjë sërish gabime, duke qenë se në moshën 29-vjeçare kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit e madhe. “Sot jam në një pikë vendimtare në karrierën time. Më duhet të marr vendime të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen time. Dhe nuk kam të drejtë të bëj gabime”, tha ai gjatë serialit dokumentar kushtuar atij nga Amazon Prime.

Pas rreth dy javësh do të përfundojë marrëdhënia e tij me Djajtë e Kuq, “një nga klubet më të rëndësishme në botë”, siç e ka përcaktuar vetë ai. “Manchester United është në zemrën time dhe do të qëndrojë atje përgjithmonë. Unë dua t’u tregoj Djajve të Kuq se ata bënë një gabim duke pritur që të më ofrojnë një kontratë të re. Unë dua t’u tregoj se gabuan. Si mund t’i thuash një lojtari që dëshiron ta konfirmosh dhe më pas jo nuk i ofron asgjë? Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, – sulmoi mesfushori.

Dukej se rikthimi në “shtëpi” duhet të përkonte me triumfe të mëdha por, përkundrazi, në gjashtë vitet në Mançester ai ka fituar vetëm një Europa League dhe një Kupë të Ligës angleze. Talenti i tij, fizik dhe teknik, është i padiskutueshëm, por duhet një shkundje për ta riparë “Oktapodin” që kishte rrëmbyer zemra e të gjithëve kur ishte vetëm 20 vjecar. Shpresa e tij dhe e tifozëve të Juventusit është që Torino t’ia japë atë.

Marrëveshja tashmë duket e sigurt dhe madje zërat për një interesim nga PSG dhe klube të tjera, duken vetëm një fasadë. Me pak fjalë, Allegri mund të jetë i sigurt: Pogba është gati të bëjë zgjedhjen e duhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *