• |
ide | kryesore

Nga Sllovenia në Bullgari me Erzenin pezull: ja ku do zhvillojnë fazën përgatitore skuadrat e Superiores

-Instant, Sport



Faza përgatitore është baza e sezonit për skuadrat dhe futbollistët e tyre dhe si e tillë nuk e humbet asnjëherë rëndësinë. Natyrisht në vigjilje të një sezoni të paprecedentë me pauzën dimërore për Botërorin e parë në dimër, atë të Katarit, pushimi do të jetë i shkurtër për të gjithë, por ka qenë pothuaj inekzistent për ata që do të prezantohen në Europë, e që e kanë nisur fazën e tyre përgatitore.

Kështu, Tirana nga data 14 qershor vazhdon të stërvitet në Turqi deri në 24, për të qenë gati për sfidën me Dudenlange. Kanë zgjedhur Slloveninë Partizani, Kukësi e Vllaznia, por me një ndryshim. Të kuqtë u nisën për në fazën përgatitore dje e do të qendrojnë aty deri në 30 qershor, kohë kur do të kthehen në kryeqytet, ndërsa Vllaznia ende nuk ka një plan të detajuar, madje po mendon edhe Austrinë si opsion të 10 ditëve të stërvitjes intensive. Kukësi, nga ana tjetër, e ka planifikuar lëvizjen në bazë të startit të kampionatit të ardhshëm. Faza përgatitore e veri lindorëve do të nisë praktikisht tre javë para startit të kampionatit kështu që me shumë mundësi do të bëhet fjalë për mesin e korrikut.

Kjo është koha kur mendojnë të zhvillojnë fazën përgatitore edhe skuadrat e tjera të Superligës, Egantia, Teuta e Bylis. Dy javë në mesin e korrikut janë programuar edhe nga Kastrioti për fazën përgatitore, me krutanët që kanë preferuar Bullgarinë, ndërsa gjithcka është bllokuar dhe lënë pezull te Erzeni, duke kompromentuar gjithcka edne pa nisur mirë sezoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *