• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Levan-Vlorë, plagoset 34-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçare është plagosur lehtë këtë mëngjes pasi makina që drejtonte është përplasur me një mjet tjetër në aksin Fier-Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00, në Panaja. Sipas policisë, automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin K. H., 66 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtuese shtetasen B. L., 34 vjeçe.

Ende nuk dihen nëse ndonjë apo të dy shoferët ishin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor apo janë faktorë të tjerë që shkaktuan përplasjen e mjeteve, aksident që fatmirësisht përfundoi vetëm me një të plagosur lehtë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *