• |
ide | kryesore

Video/ ‘Ndihem i bukur si bletë’ – Mike Tyson vishet si bletë dhe kërcen në shfaqjen e Jimmy Kimmel

-Instant, Sport, Video



Kush ka në mendje imazhin e Iron Mike, boksierit agresiv e njeriut që frikësonte kundërshtarët, duhet të ndryshojë format pas postimit të paprecedentë që Mike Tyson ka bërë në Instagramin e tij të një video të çuditshme ku ish-kampioni i botës në peshat e rënda është i veshur si bletë. Ish-kampioni botëror i peshave të rënda njoftoi në këtë mënyrë prezantimin e tij të mëvonshëm, në mbrëmje, të Jimmy Kimmell Show. Në videon e çuditshme, Mike Tyson shihet duke kënduar dhe kërcyer ndërsa është i veshur me një kostum blete, duke reciton se “ndihej i bukur”.

Tyson ishte veshur si një bletë si pjesë e një episodi mbi gërmëzimin drejtshkrimor në shfaqje. Spektakli përfshinte të ftuar edhe Selena Gomez, Martin Short dhe Steve Martin. Gjatë shfaqjes, Tyson dukej se ishte në humor të mirë duke kënduar dhe kërcyer me kostum, madje edhe me Jimmy Kimmel.

Gjatë emisionit, Kimmel priti fituesin e skripteve kombëtare të gërmëzimit drejtshkrimor, ndërsa Mike Tyson dhe komediani Guillermo Rodrigues artikulonin fjalët me një ton të vështirë për t’u kuptuar. Kimmel dhe një 14-vjeçar më pas do të përpiqeshin të gërmëzonin fjalët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *