• |
ide | kryesore

Numri 1 i Juventus, Tyson vishet bardhezi: “Nga sot stërvitje më të forta”

Sport
Tyson



Mike Tyson te Juventus, punë e kryer. I pranishëm në Torino për të xhiruar filmin e Andrea Iervolino ‘Bunny-Man, ish-boksieri kampion bote i peshave të rënda nuk humbi rastin të vishte ngjyrat bardh e zi. Fanella numër një me fytyrën e djalit të keq për 57-vjeçarin amerikan, në foton e postuar në rrjetet sociale nga Zonja e Vjetër. E si është e kuptueshme në një rast të tillë, edhe një paralajmërim plot humor drejtuar lojtarëve të Max Allegri: “Stërvitjet në JTC do të jetë shumë më të fortë nga sot”.

Mike Tyson në “Bunny-Man” do të luajë veten. Filmi do të xhirohet 95% në produksion virtual në Tuscany Film Studios të vendosura në studiot e filmit Prodea Group. Bëhet fjalë për një film aksion, protagonist i të cilit është pikërisht “Bunny-Man”, një reper dhe multimilioner i famshëm, i cili lëviz në anonimitet i veshur me një maskë lepuri dhe, si një superhero modern. Ai ndjek ata që shkaktuan vdekjen e motrës që vrau veten pas shpërndarjes së imazheve pa pëlqimin e saj. Tyson do të qëndrojë në Torino për disa ditë të tjera.

Lexo më tej“Do të jetë vetvetja”: Mike Tyson mbërrin në Torino për filmin Bunny-Man

Ish-boksieri, ikona e viteve nëntëdhjetë, është një personazh kontrovers brenda dhe jashtë ringut. Djali rebel mbahet mend mbi të gjitha për ndeshjen në Las Vegas në 1997, kur kafshoi veshin kundërshtarit të tij Evander Holyfield. Nuk janë të pakta rastet e sjelljeve të dhunshme të Iron Mike në publik. Tyson zbarkoi të dielën në aeroportin Caselle me avionin e tij privat dhe më pas u vendos në hotelin Principi di Piemonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *