• |
ide | kryesore

Humbje rekord për PSG: bilanc negativ prej 300 milionë euro, probleme edhe në merkato

-Instant, Sport



Paris Saint Germain po përgatitet të thyejë një rekord të ri negativ. Sipas raportimeve nga Equipe, klubi parisien do ta mbyllë vitin financiar 2021/22 me një deficit që mund të arrijë deri në 300 milionë euro, pas atij shumë të rëndë – 224.3 milionë euro të buxhetit të një viti më parë. E përditshmja franceze, nga ana tjetër, nënvizon se në 2022/23 gjërat janë të destinuara të përkeqësohen edhe më tej, duke qenë se në llogari do të hyjë edhe kontrata e re e Kylian Mbappe, në fuqi nga 1 korriku.

Një vit pas nënshkrimit të Lionel Messit dhe me një vrapim në Champions që përfundoi në 1/8 kundër Real Madrid, klubi i Al-Khelaifi e gjen veten të përballet me një deficit të rëndësishëm, i cili rrezikon të ndikojë shumë edhe në merkaton e verës. Parisienët po lëvizin për Renato Sanches të Lille dhe Vitinha të Portos, por në frontin e Skriniar, për shembull, kryeqytetasit kanë hezitime, duke pasur parasysh kërkesat ekonomike të Interit dhe për drejtorin e ri, Luis Campos, prioritet është të zbrazet një organikë me lojtarë që nuk nevojiten.

Ka lojtarë që janë rikthyer nga huazimi, si Sarabia, Rico, Areola dhe Rafinha dhe nga ata që mbetën në skuadër sezonin e kaluar, por që gjetën shumë pak hapësirë, si Icardi, Draxler, Herrera dhe Paredes. Të gjithë lojtarë me të cilat mund të bëhen arkëtime, por shumë të vështirë për t’u transferuar diku tjetër, duke marrë parasysh edhe pagat shumë të larta që marrin shumë prej tyre. Nuk duhet harruar, për më tepër, se nuk ka ende siguri për teknikun e ri, me Galtier që mbetet në pole position, por për të cilin duhet gjetur një marrëveshje ekonomike për ta çliruar nga Nice (pra para të tjerë për të shpenzuar).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *