• |
ide | kryesore

Firmoset marrëveshja, hiqen kufizimet për pranimin e studentëve mes dy vendeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të gjithë maturantë nga Kosova e Shqipëria kanë mundësi të barabartë për të konkuruar në të gjithë universitetet nga Gjirokastra në Mitrovicë. Këtë marrëveshje e kanë firmosur ministrja e  Arsimit në Shqipëri dhe ministri i Arsimit në Kosovë. Dy shtetet do të kenë procedura të unifikuara të aplikimit dhe regjistrimit në programet e ciklit të parë, të dytë dhe profesionale.

“Me këtë marëveshje maturantët nga Kosova e Shqipëria do të kenë qasje të barabartë në 19 universitete publike nga Gjirokastra në Mitrovicë”

Marrëveshja nënshkruhet në prag të afateve për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë dhe mund të zbatohet nga ky vit. Do të ofrohen kuota të veçantë për studentë nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *