• |
ide | kryesore

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, zbardhet agjenda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot do të mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ndërkaq policia ka nisur me zbatimin e planit të masave.

Mediat kosovare raportojnë se sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut.

“Me datën 20 qershor 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverise së Shqipërisë. Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, -thuhet në njoftim.

Ceremonia zyrtare e pritjes
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.

12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave



36 Comments

  1. Si gjithmone ne cdo takim, organizim apo ide z. Rama na ka vertetuar me ane te perfaqesimit te tij dinjitoz relaizohen plot pune te mira

  2. Mbledhje te tilla vertetojne se marrdheniet midis dy qeverive vazhdojne te qendrojje te mira dhe do te vazhdojne keshtu.

  3. Kam besimin se do te vijne lajme te mira pas kesaj mbledhjeje te dy qeverive. Eshte e rendesishme te ruhen marrdheniet e mira midis dy vendeve dhe pse jo dhe fitimprurese

  4. Nje achend e mire menduar dhe me projekte konkrete per te dy palet shpresoj qe keto marveshje te afrojn akoma dhe me shume dy popujt tane

  5. Projekte te cilat do e afrojn akoma dhe me shume popullin e kosoves dhe ate te shqiperis dhe do i japin nje zhvillim te dy vendeve

  6. Keto takime do te kene ndikime pozitive ne zhvillimin e ekonomise se dy vendeve pasi do
    Te behen plane konkrete

  7. Do ishte e mrekullueshme te kishim nje bashkepunim ne fushen e ekonomise sepse do na nxiste te ecnim me perpara te gjithe se bashku

  8. Ja dhe nje fallsifitet i rradhes i kombit shqiptar!

    Nje ushtar i perandorise mavi thote: Keto projekte do na bejne bashke me shume se kurre

    Pergjigja ime: Nje MUT!

  9. Nje takim i cili tregon maredheniet e mira qe kemi me Kosoven dhe qe idete e perbashketa do sjellin gjithmone gjera pozitive

  10. E keni treguar gjithmone qe pelqeni te keni takime miqesore dhe shpresoj qe te keni sa me shume marreveshje me njeri tjetrin

  11. Nje mbledhje e cila i ndihmon te dyja vendet te ndajne mendimet mes njeri tjetrit si dhe i nxjerr ne nje perfundim ne te mire te te dyja paleve.Ka ardh momenti qe ne te afrohemi akoma me shume me njeri tjetrin.Bashkimi ben fuqine

  12. Te dyja qeverite sot do te diskutojne gjera pozitive dhe vertete shume produktive per te dyja palet te cilat do ti ndihmojne per vazhdimesine e tyre.Nje takim i cili tregon se eshte nje shenje shume e mire.Urime te dyja qeverive per kete takim

  13. Duhen sa me shume te tilla takime e marveshje qe tregojne se pavarsisht kufijve shqiptaret jane nji dhe te bashkuar

  14. sikur fati te na kish sjelle Saliun ne vend te Enver Hoxhës ne krye te diktaturës, atëherë me siguri Enveri do na dukej nje engjëll ne krahasim me Saliun. Do e kishte kthyer vendin ne nje thertore. S’do kishte nevoje për dyqan kasapi”

  15. Me shpresen se do arrijm ne nje marrveshje keto pika wr do te trajtojen jane nje zhvillim shume i madh per dy vendet

  16. Teater absurd dhe sajese e Rames me keto mbedhjet e dy qeverive, si me Kosoven, ashtu edhe me Maqedonine e Veriut,’me synimin per tu dukur se i ka nen kontroll.

    Letrat e nenshkruara nuk zbatohen e jane propagande.

    Furgoni qeveritar i Tiranes eshte ne sherbim te Open Ballkan.

  17. Nje mbledhje nga ku jam e sigurt qe do kemi pergjigje pozitive dhe shyqyr qe patem nje bashkepunim nga keto dy vende

  18. Fale marredhenieve qe mbajme me vendet e tjera po shohim dhe nje tjeter bashkepunim tuajin kryeminister kete here me Kosoven.Uroj qe marredheniet me vendet e tjera te forcohen me shume🙏

  19. Shqiperi Kosove jemi nje dhe sa mire qe po e forcojne marredhenien mes njera tjetres me ane te ketyre marreveshjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *