• |
ide | kryesore

Tronditet Brazili, Rodrygo zbulon: “Neymar do të largohet nga kombëtarja pas Botërorit”

-Instant, F1, Sport



“Neymar do të largohet nga kombëtarja pas Kupës së Botës”. Këto janë fjalët e talentit brazilian të Real Madrid Rodrygo, në një intervistë që ka tronditur të gjithë vendin, që sheh tek sulmuesi i PSG lojtarin më përfaqësues për 5 herë kampionët e botës. Brazili, si zakonisht, do të jetë një nga favoritët e mëdhenj në Botërorin e ardhshëm Katar 2022 dhe në turneun e dimrit O’Ney do të jetë, por askush në vendin amerikano-jugor nuk kishte menduar të ardhmen e afërt pa numrin 10, që është ende 30 vjec.

E befasia ka ardhur nga fjalët e një prej perspektivave më të kristalta të Selecaos, Rodrygo. Talenti i Real Madridit ka dhënë një intervistë për podkastin brazilian Podpah, duke folur për njeriun-simbol të kombëtares së tij: “Neymar më tha se së shpejti do të largohet nga Seleçao dhe se dëshiron që unë të mbaj numrin 10 pas tij. Shpresoj që të ndryshojë mendje dhe të vazhdojë të luajë edhe pas Kupës së Botës në Katar”. Këto ishin fjalët e anësorit të Blancos që kanë lëkundur opinionin e të gjithë brazilianëve, jo vetëm të befasuar nga largimi i mundshëm i idhullit të tyre, por edhe sepse ‘nuhasin’ ndonjë mardhënie të komplikuar të O’Ney me Vinicius Junior, që sipas të gjitha gjasave duhet të jetë ai trashëgimtari i Neymar në kombëtaren e Brazilit.

Neymar është vetëm tre gola nga rekordi i Peles. Që disa muaj më parë ish-sulmuesi i Santos dhe Barcelonës kishte lënë të kuptohet për një lamtumirë me kombëtaren, dhe tani, pas Kupës së Botës, ajo mund të realizohet vërtet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *