• |
ide | kryesore

Vëzhgimi/ Albini humbi përballë Ramës në takimin e Prishtinës

Kryesore



Nëse të gjitha takimet e mëparshme mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës janë shoqëruar edhe nga rivaliteti personal, nga aftësia për të tërhequr vëmendjen me batuta dhe qëndrime të forta, ky i fundit në Prishtinë u dominua thellësisht nga i dyti. Kryeministri kosovar ishte i mefshtë dhe në hije gjatë konferencës për shtyp, ai nuk foli as një të tretën e homologut të tij dhe herë pas here kamera e kapi duke shikuar orën, sikur donte të shpëtonte sa më parë nga ajo torturë nervëshkatërruese.

Ndërsa Rama fliste pa komplekse për “vëllaun” e tij Vuçiç, Kurti nënvizonte projektet e përbashkëta strategjike. Ndërsa Edi stigmatizonte qentë që paralajmëronin sherr mes tyre, Albini i shmangej pyetjeve provokuese. Ndërsa i pari shpjegonte se Open Ballkan nuk i ndan, i dyti belbëzone me shpresë se procesi i Berlinit do të përparojë.

As idhtarët dhe as armiqtë më të betuar nuk e kanë parë ndonjëherë liderin e Vetëvendosjes në ditë më të keqe. Edhe gjatë mbledhjes, edhe gjatë konferencës për gazetarët, Rama e dominoi skenën. 

“Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por ama nuk na ndan…këndvështrimet e ndryshme nuk na pengojnë në marrëdhëniet bilaterale….i kam porositur ministrat se çdo gjë që jetësojmë me Open Balkan, duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën” kuvendonte Rama.

Edhe përballë refuzimit të qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat e ndërsjellta doganore, kryeministri shqiptar u hoq sikur e kuptonte hallin e homologut të tij, dhe pastaj bëri gjenerozin duke shpallur se qeveria do i shfuqëzonte ato në mënyrë të njëanshme për biznesin kosovar.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit

Në këtë pikë Albin Kurti nuk qe në gjendje as të thoshte publikisht arsyen që nuk e pranonte këtë propozim. Ai dukej i frustruar dhe plot ngërç, sikur kishte frikë se mos thyente diçka të parikuperueshme.

“Ndoshta Albini ka pasur ankthin se duke hyrë në replika me Ramën, jepte imazhin e atij që po prish marrëdhëniet me Shqipërinë, që ka qenë për vite të tëra kartvizita më e fortë politike për të” tha për Lapsi.al një burim pranë Vetëvendosjes.

Por edhe ky shpjegim nuk duket shterues, për sa kohë që më parë Kurti nuk ka nguruar të mbante qëndrime të forta.

Ndoshta çelësi i kësaj stepje duhet gjetur në kulisat e axhendës që vendos paraprakisht protokolli. Një gjë ishte e qartë, se gjatë takimit dy palësh në Prishtinë, stafet e dy qeverive kanë rënë dakord që të mos nxjerrin në pah asnjë nga mosmarrveshjet mes tyre. Natyrisht dhe të dy kryeministrat kanë qenë OK me këtë qasje.

Por me këtë kompromis të kryer, fitorja medoemos do anonte nga Rama, i cili është dhe politikani që di të shtiret mjeshtërisht dhe di të aktrojë më mirë. Kryeministri nga Tirana nuk e kishte problem të pohonte se “Ballkani i hapur” nuk i ndan të dy vendet, kur një gjë të tillë e di dhe bufi se nuk është e vërtetë. Ai nuk kishte pikë sikleti, të tregonte miqësinë me Albinin, madje edhe të qeshurat mes tyre, kur shumëkush është i ndërgjegjshëm për betejën nën rrogoz mes tyre. Ai nuk e kishte problem ta kalonte me të qeshur raportin që ruan me Vuçiçin, ndërkohë që e di mirë se kjo acaron jo pak vetë në Prishtinë.

Përballë kësaj hipokrizie Albin Kurtit i duhej të dëgjonte dhe të bënte sikur besonte pa reaguar. Prandaj ai e humbi betejën në publik. Për faktin se Rama këtë herë zgjodhi të ishte vetvetja: gënjeshtar dhe manipulator, ndërsa Kurti doli nga vetja duke u përmbajtur si rrallë herë për të mos i thënë ato që mendon realisht. Pikërisht kjo solli ngadhënjimin e njërit dhe frustrimin e tjetrit. 

©Lapsi.al

  



27 Comments

  1. Nuk duhet te harrojme qe Albini ishte ne rolin e mikpritesit.Nuk duhet te harrojme as qe edhe kur nuk ka faj Albini as 1%, nje propagande e tmerrshme per ta pas zili edhe vete Gebelsi, e ben jo vetem fajtor, por e paraqet sikur Albini eshte kunder Shqiperise (duket qesharake vetem ta mendosh por ja qe ka njerez qe kjo propagande i ben ta besojne). Mos te harrojme edhe qe Albini me diplomaci ia refuzoi perseri Ballkanin e hapur, pa u treguar i vrazhde(sepse ishte mikprites). Gjithashtu, meqenese Rama ka arrit qe votuesit e tij ne Shqiperi per fat te keq i ka hipnotizu, e shohin ate si Zot, si fuqi jashtetokesore mbinatyrore,aq sa cfare thote dhe ben ai, te njejten gjen bejne votuesit/patrozhanistet e tij (pavaresisht a behet fjale per Open Ballkan, Bregovic apo cfaredo tjeter-dhe mjafton shihni sot te njejtet komentues qe mbeshtesnin Open Ballkan,pra vellazerim Shqiperi-Serbi,sot flasin fjale te mira per Shqiperi_Kosove,)keshtu qe ne keto kushte duhet leshu pak pe (per hir te mos thellimit te percarjes) dhe shtensionu pak raportet,sepse sot besoj secili nga ne shqiptaret ka thene me vete, na paska marre malli te jemi bashke Shqiperi-Kosove, sic ishim deri sa filloi projekti i vellazerimi me serbet, keshtu qe nuk e shoh se Kurti beri dicka te keqe.Rendesi ka qe Kurti nuk eshte naiv, sdo pranoje Open Ballkan, nuk do manipulohet e aq me pak shantazhohet, apo frikesohet nga lloj lloj aleancash fluide dhe oligarkesh,dhe ne prioritet ka mardheniet vellazerrore afatgjata Shqiperi-Kosove. Kini besim te Kurti, sdo na zhgenjeje kurre.

      1. Nuk jam ekpert politike o bir (21:05) , por ama ekpert per t’a shkerdhy mamicen tende jam dhe kam qene gjithmone qe 9 muaj para se ajo te polli e deri me sot, pa ia lene mangut asnje dite,nderkohe ti vazhdo ato orgjirat ne grup me pederat qe pervec se te perdorin dhe te prostituojne rrugeve. Paske qene familje kurvash more bastard. Kurve mamica, kurve i biri

    1. Andi Bushatit i eshte bera zemra helm dhe i eshte mbushur koka gjithe mllef qe ky takim i ralles midis qeverive vellazerore te Kosoves dhe Shqiperise pati rezultate positive konkrete. Menyra e analizes dhe argumentit eshte feminor dhe inatcor, duke vazhduar linjen e stilit bolshevik te kritikes.

      1. prandaj Kurti nuk duhej qe ne fillese te pranonte te takonte personalisht kryemutin e shtetit shqiptar. Ishte gabim ulja ne tryeze me maskarain.
        takimi duhej te ish i nje niveli me te ulet hierarkik, fundja marrveshjet ishin per protokollet ne kufij, per bashkepunimin e gjendjeve civile, s’kish pse Kosova te shifte surreterit e rames e ballukut.
        E megjithate Kurti s’ka humbur gje po qe se behet fjale kush dominoi sallen e shtypit.
        Do humbte nese prej presionit te rames binte ne gracke e nenshkruante marrveshje te mbrapshta, a bente premtime e leshime ne kundershtim me idealin e Kosoves.

    2. Kurti doli qe eshte bythqiri i rames, dmth doli sumzbuluar

      Tani albini ta beje sic e beri zoti llull basha dhe ti ulet ne preher Rames e tja ferkojë me sumë toçin.
      Albin bytha nacionalisti i ktij timit. Pun ojfsh

  2. Pikerisht si genjeshtar dhe manipulues pervers, si narcizist i lindur deri ne delir, mbase e dominoi skenen per momentin.

    Por vetepermbajtja e Albinit eshte e admirueshme. Konseguent deri ne fund.

      1. ik o lapsaxhi te q1fsha analizen qe ke bo…se aty duket muhabeti kush ben me shume kunja…ik o bole e fishkur…

    1. e drejte, Kurti arriti u permbajt kesaj here
      heres tjeter mos ta perserisi me gabimin e kesaj radhe, kete te nje takimi dypalesh me pisin shqiptar ne kryeegzekutiv.

  3. Shkrim i një patronazhisti se në fakt këtij idiotit duheshte ndaluar hyrja në Kosovë së bashku me delet ministra dhe gazetarët byth lëpirësa

    1. Po te kemi parasysh se kush eshte njeri e kush tjetri, shqiptaret nuk kane nevoje per vezhguesit e précise….Dihet prej te gjithe shqiptarizmes, se rrama eshte nje tradhetar dhe hajdut si ai ,dhe dihet kush eshte Kurti qe nuk i hap rruge Serbise pa e njoft Kosoven…Kaq o vezhgo!
      ..

  4. Si gjithnje i pacipe, Rama sfidon ne Oher mikpritesit dhe ne Prishtine po ashtu. I vetendjere e arrogant ne cdo situate, Rama konsideron fitore dhunen psikologjike dhe verbale mbi te tjeret.

    Gjithsesi nuk perfaqeson mendimin e shqiptareve e as te Shqiperise, se ciles ia kane hedhur mbi shpine dhe po e kerrusin nen peshen e antishqiptarizmit me kete “shakaxhiun e perparimit”.

    1. pse, akoma prisni tjeter nga huligani i Kristaqit e anetes ju
      akoma s’keni kuptuar me cilin keni te beni…

  5. O shkërdhata komentues i vetmi gabim që bëri Albin Kurti ishte që se ktheu prap në kufi këtë derrrrrr të rilindjes që ku shkon tregon se sa shkizofren idiot antikombëtar është

  6. VIDEO/ Nuk i jep as dorën kreut të FRPD, a qëndron Berisha pas sulmeve ndaj Këlliçit?Te gjithe humbin perballe rame,jepini Cezarit cfare eshte e Cezarit o shpellkare te salihut

    1. Këtu edhe agresioni i tyre barbar kundër Ukrainës fqinje. Këtu edhe investimi i tyre për të minuar demokracinë. Këtu edhe nxitja e trazirave, hedhja në sulm e “ radikalëve ” dhe “sovranistëve “ pro Moskës në vendet e Europës dhe Ballkanit.

  7. Kurti eshte idealist po kjo politik kurv nuk eshte per idealistat. Eshte per real politiken dhe bythqimllikun e Babos dhe te tjereve si ai, tip Like floriri dhe Berisha.

  8. Po te kemi parasysh se kush eshte njeri e kush tjetri, shqiptaret nuk kane nevoje per vezhguesit e précise….Dihet prej te gjithe shqiptarizmes, se rrama eshte nje tradhetar dhe hajdut si ai ,dhe dihet kush eshte Kurti qe nuk i hap rruge Serbise pa e njoft Kosoven…Kaq o vezhgo!
    ..

  9. Po si mos e shikonte oren.Priste te mbaronte Brockullitjet njeriu me Kartele,qe ben te zgjuarin e Bythes.Cfare arritje pati ky takim o Komentues-Mavi- o moter dhe grua qire qe ke komentuar ne oren -1,46 ‘?Pervec karagjozlleqet e ketij te droguari.

  10. Dmth ky dominoi si genjeshtar e manipulator???? Perderisa nuk i hengri kush rrenat e manipulimet ca dominoj????
    Humbesit jemi ne me nje km qe na largoi vite larg nga EU. Kurti dhe gruaja e tij jan figura europiane te vleresuar ne arenen nderkombetare. Po rama dhe ajo kurva e tij si njihen????

  11. Pse mos ti ulet ne preher, nga rama nuk ka asnje rrezik! Na çate arin o ara! keshtu te pakten jam i sigurtr qe nuk e publikoni o palla ari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *