Aktori i njohur Hugh Jackman ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij në Manhattan pas më shumë se një dekade.
Aktori i X-Men, 53 vjeç, e ka listuar shtëpinë e tij të qytetit për 38.9 milionë dollarë me Deborah Grubman, David Adler dhe Paul Albano të The Corcoran Group.
Tripleksi luksoz me pesë dhoma gjumi, shtatë banjo, shtrihet në katet e 8-të, 9-të dhe 10-të të një ndërtese të projektuar nga Richard Meier.
Jackman e bleu për herë të parë në vitin 2008 për 21 milionë dollarë, raporton The New York Post.
Kati më i ulët i pronës ka katër dhoma gjumi, një bibliotekë dhe një tarracë me pamje nga lumi Hudson.Ndërkohë, kati 9-të ka një dhomë të mrekullueshme dhe një kuzhinë Çdo kat lidhet me një shkallë spirale, të cilën agjentja Gruman e quajti “një vepër arti në vetvete”.Kati10-të ka një banjë luksoze spa, sauna dhe dhoma të zhveshjes.
Ndërtesa e West Village ofron gjithashtu një qendër fitnesi si dhe shërbimin e ngrënies në restorantin e Perry St i Jean-Georges Vongerich në katin e poshtëm.