• |
ide | kryesore

United nuk bën blerje, Ronaldo kundërshton hapur: Bayern gati t’i japë rolin e Lewandowskit

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo është i shqetësuar dhe kundër faktit që klubi nuk ka ndërmend të bëjë blerje, me Manchester United, që lejoi të parakalohej nga Liverpool për Darëin Nunez dhe nuk po arrin të mbyllë operacionet për Frankie de Jong dhe Antony. Sipas shtypit anglez, CR7 po mendon për një lamtumirë të bujshme, pavarësisht një viti tjetër kontratë dhe fjalëve të vlerësimit për menaxherin e ri Erik ten Hag. Mundo Deportivo shkon më tej dhe hipotezon një transferim të mundshëm të kampionit luzitan te Bayern Mynih. Bavarezët e shohin portugezin si njeriun që mund të bëjë të harrohet Lewandowski, që mezi pret të largohet drejt Barcelonës dhe që është në thyerje të mardhënieve totale me klubin gjerman.

Një vit pas lamtumirës së bujshme nga Juventus, Cristiano Ronaldos i janë rikthyer pakënaqësitë dhe po mendon t’i japë lamtumirë përgjithmonë Manchester United. Gëzimi dhe optimizmi i shfaqur edhe publikisht për ardhjen e Ten Hagut në pankinë duket se i ka lënë vendin dorëzimit e shqetësimit. Mbi të gjitha sepse portugezi ka frikë se Djajtë e Kuq nuk do të mund të rikthehen menjëherë konkurrentë, pasi nuk arritën të kualifikohen në Champions League në sezonin e sapo përfunduar. CR7 po shijon pushimet familjare dhe po ndjek me ankth merkaton e United, ende në zero në zërin e hyrjeve. Për momentin, klubi anglez po merr vetëm refuzime dhe nuk është në gjendje të mbyllë marrëveshje, si ato për sulmuesin e Ajax, Antony, apo mesfushorin e Barçës, De Jong.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *