• |
ide | kryesore

284 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
koronavirusi



Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 284 raste të reja me koronavirus nga 827 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 18 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 88 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 1,840 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 170 në Tiranë, 24 në Fier, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Sarandë, Berat, nga 6 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Kamëz, Roskovec, 3 ne Peqin, nga 2 qyetarë në Vorë, Lushnje, Poliçan, nga 1 qytetar në Pukë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë.

Statistika (26 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar në 24 orë 88
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 827
Testime totale 1,844,195
Raste pozitive 279,077
Raste të shëruara 273,740
Raste Aktive 1,840
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,333
Fier 144
Vlorë 105
Durrës 66
Gjirokastër 46
Lezhë 37
Shkodër 34
Elbasan 25
Berat 20
Korçë 19
Dibër 8
Kukës 3



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *