• |
ide | kryesore

I palumtur në Manchester, Ronaldo ka fiksim Champions: kërkohet një shtëpi e re në Europë

-Instant, Sport



Fiksimi i Champions e ndjek Cristiano Ronaldon edhe në moshën 37-vjeçare. E duke qenë se viti i ardhshëm mund të jetë edicioni i parë pa të në 20 vjet, fanella e Manchester United tani i rri ngushtë portugezit. Menaxheri i tij Jorge Mendes po teston terrenin për një transferim, siç bëri verën e kaluar kur CR7 donte të largohej nga Juventusi. Në orët e fundit, Ronaldo ka refuzuar ofertën nga Inter Miami e ish-kapitenit të United David Beckham: portugezi ndihet ende i aftë për të bërë diferencën në Evropë dhe do të ketë kohë për të shkelur fushat amerikane.

CR7 ka patur gjithashtu edhe një takim me pronarin e ri të Chelsea, Todd Boelhy, për të kuptuar realizueshmërinë e marrëveshjes, një lëvizje që bie erë tradhtie dhe i ka tërbuar Djajtë e Kuq, të cilët tashmë po mbyllin çdo hipoteze shitje. United po përpiqet ta bindë sulmuesin të qëndrojë, duke i ofruar shiritin e kapitenit të Maguires, për të kapërcyer vendin e gjashtë, mungesën e kualifikimit në Champions League dhe sezonin e parë pa trofe pas 12 vitesh.

E vërteta është se Ronaldo mund të largohet realisht, ndoshta jo në drejtim të Mynihut për të zëvendësuar Leëandoëskin te Bayern, një zgjidhje e mohuar nga bavarezët. Në sfond mbetet rikthimi romantik te Sportingu i Lisbonës: drejtori sportiv i luzitanëve Hugo Viana e la të hapur mundësinë me një “nuk i dihet kurrë”.

Një situatë që ka ngritur ethet edhe në Romë: Cristiano i është ofruar verdhekuqve, por pengesa e pagesës, mbi 23 milionë në vit dhe mungesa e Champions League e bëjnë negocimin të komplikuar. Në kryeqytet, megjithatë, ai do të gjente Mourinhon dhe Rui Patricion. Kush e di nëse kjo mund ta bindë atë për një aventurë të re italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *