• |
ide | kryesore

Verratti me gruan në vilën e Ronaldos: i grabisin 3 milionë euro në Ibiza

-Instant, F1, Sport



Një ngjarje e keqe ka ndodhur për Marco Verrattin, që ishte me pushime me gruan e tij Jessica Aldi, në Ibiza, në vilën e Fenomenit Ronaldo. Mesfushori i PSG-së ishte viktimë e një grabitjeje prej 3 milionë eurosh, duke përfshirë para, bizhuteri dhe orë. Sipas rikonstruksionit të ngjarjes, ofruar nga agjencia spanjolle Efe, në momentin e vjedhjes nuk ka pasur njeri në banesë dhe nuk ka asnjë shenjë hyrje me forcë në portat e ndryshme të vilës.

Rezidenca ndodhet në komunën e Sant Josep, në zonën e Cala Jondal, në pjesën jugore të ishullit që prej ditësh është pushtuar nga futbollistët e ardhur nga gjysma e Evropës. Vjedhja dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së dielës dhe denoncimi është depozituar në selinë e Guardia Civil në Sant Josep mëngjesin e sotëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *