• |
ide | kryesore

Vihet në pranga 46-vjeçari që falsifikonte dollarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar i identifikuar si Leone Duka është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se është koka e një grupi që fuste para false në qarkullim në Tiranë dhe në Korçë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të fazës së dytë të operacionit të koduar “50 Dollars”. Në fazën e parë të këtij operacioni ranë në pranga tre persona para dy muajve të cilët hidhnin në treg, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. D. i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *