• |
ide | kryesore

“Shqipëria e 103-ta në botë për lirinë e fjalës?” Rama: Nuk ka fare censurë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, foli për politikën, të ardhmen europiane, por edhe për lirinë e shprehjes. Moderatori i bisedës e ka pyetur kryeqeveritarin se si shpjegohet që Shqipëria renditet e 103-ta në botë për lirinë e fjalës. Ndërkohë Rama iu përgjigj se realiteti është krejt ndryshe, pasi sipas tij në Shqipëri jo vetëm që nuk ka censurë, por ka abuzime nga ana e medias.

Shqipëria është renditur e 103-ta në renditjen për lirinë e shtypit. Ka një raport për këtë, dhe ndoshta mund të shpjegoni këtë për Shqipërinë?

E kam humbur këtë numrin se në cilin pozicion jemi, por duhet të kuptoni se kjo është e diskutueshme. Unë njoh vende ku udhëheqësit kontrollojnë titujt në darkë dhe i shohin në mëngjes nëse janë vendosur siç duhet. Nuk besoj se ky është një sekret apo të lë mbresë kur sheh se kjo nuk ndodh në Shqipëri. Unë jam përpjekur fort që ta ndryshoj këtë. Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës. Më është dashur të kaloj ferrin fizikisht sepse kam folur dhe ndonjëherë, nuk mund të rri pa folur përballë gjërave të çmendura që janë rezultat i abuzimit me lirën e fjalës. Por shihni vetëm për 3 ditë shtypin shqiptar dhe kuptoni që jo vetëm nuk ka censurë, as trysuni, por ka një gjë mjaft shqetësuese që është legjitimiteti i plotë i abuzimit me lirinë tënde në dëm të çdo individi që duan të sulmojnë.



10 Comments

  1. Ky ka ik për lesh, i thonë pse je në vend të 103të për lirinë e shtypit e ai thotë jo vetë që janë të lirë por dhe abuzojnë me ne pushtetarët për shkak të lirisë së tepruar. Kjo janë tamam fjalë prej diktatori të rrjedhur!

  2. Pse ka idiot akoma qe mendojne se ne kete vend ka censure????????
    Ky eshte vendi me i lire ne bote , amerika duhet te marre shembull .
    Rrofsh pallosh per lirite qe na solle

  3. Protesta e Frontit të Shpëtimit Kombëtar që ka shpallur Sali Berisha, do të zhvillohet të enjten më 7 korrik para Kryeministrisë duke rikthyer përballjen politike në vend.

    Në videon e shpërndarë nga Berisha, personat që aktrojnë si qytetarë jetojnë në shtëpi luksoze dhe janë të gjithë… të punësuar!Jane mbi 17 tv qe nuk pushojne 24 ne 24 duke shpifur per ramen keta thone censure,salihu vrau rhahu dogji redaksi e gazetare

    1. Nji gje nuk beri saliu dhe nuk i falet..sjua shkerdheu rrobt ju moterqirave te kuq. Ju e ata qe ju pollen ju duheshit varur neper shtylla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *