• |
ide | kryesore

Harry Styles reagon pas të shtënave në Kopenhagë pranë koncertit

-Instant, Paparazzi, Slider



Harry Styles ka reaguar pasi anulimit të shfaqjes së tij në Kopenhagë të dielën, më 3 korrik, ku u vranë tre persona në një qendër tregtare pranë vendit të koncertit.

Këngëtari i “As It Was”ishte planifikuar të performonte në Royal Arena gjatë një ndalese në turneun e tij Love On. DPërmes rrjetit social,Twitter,Harry tha se ishte “zemërthyer” nga lajmi tragjik dhe u kërkoi fansave të tij “të kujdesemi për njëri-tjetrin”.

“Unë jam zemërthyer së bashku me njerëzit e Kopenhagës”, ka shkruar ai. “E adhuroj këtë qytet. Njerëzit janë kaq të ngrohtë dhe plot dashuri. Jam i dëshpëruar për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të lënduarit. Më vjen keq që nuk mund të ishim bashkë. Ju lutemi kujdesuni për njëri-tjetrin. H”

Policia arrestoi një 22-vjeçar që besohet të jetë autori menjëherë pas sulmit, i cili raportohet se vrau dy 17-vjeçarë, një 47-vjeçar dhe gjithashtu la katër persona të shtruar në spital.

Inspektori i policisë së Kopenhagës Søren Thomassen u tha gazetarëve se nuk kishte asnjë indikacion se dikush tjetër ishte i përfshirë në të shtënat – por ishte shumë herët për të spekuluar mbi një motiv.

“Nuk ka asgjë në hetimin tonë, apo dokumentet që kemi shqyrtuar, apo gjërat që kemi gjetur, apo deklaratat e dëshmitarëve që kemi marrë, që mund të vërtetojë se ky është një akt terrorizmi”, deklaroi Thomassen./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *