• |
ide | kryesore

“Nuk e donte Mbappe”: PSG shkarkon zyrtarisht Pochettinon, firmos me Galtier

-Instant, F1, Sport



Lajmi kishte kohë që ishte në ajër, por tashmë është zyrtar. Mauricio Pochettino nuk është më trajner i PSG-së. Klubi falënderoi trajnerin argjentinas për punën e tij. Paris Saint-Germain, me një postim në llogarinë e tyre zyrtare, ka konfirmuar se Mauricio Pochettino ka përfunduar përvojën e tij me klubin. Që me rinovimin e Kylian Mbappe media franceze zbuloi të ardhmen e teknikut argjentinas, që nuk ishte i preferuar nga sulmuesi. Kështu, prapaskena se Mbappe do të vendoste edhe për njeriun që do të ulej në pankinën kryeqytetase ka rezultuar e vërtetë.

Në fakt, ky zyrtarizim i shkarkimit të Pochettinos parapriu ardhjen e trajnerit të ri parisien, i cili është Christophe Galtier. 56 vjeçari, ish-tekniku i Nice, ka nënshkruar tashmë një kontratë dyvjeçare me klubin e Al-Khelaifit. Sot do të bëhet prezantimi në Parc des Princes në Paris.

Gjithcka në fakt ishte gati, sepse menjëherë pas shkarkimit të Pochettinos, Paris Saint-Germain prezantoi Christophe Galtier si trajnerin e tyre të ri: francezi nënshkroi një kontratë dyvjeçare, deri më 30 qershor 2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *