• |
ide | kryesore

Duro zgjedh taktikën për të mposhtur Iskran: Laçi pa asnjë përforcim në Conference League

-Instant, Sport



Do të kishte preferuar një situatë ndryshe në lidhje me merkaton, por gjërat janë kështu si janë dhe Shpëtim Duro duhet të bëjë me lojtarët që kishte të paktën në përballjen e parë të dyfishtë në Conference League kundër Iskras. Babatunde, nigeriani që entuziazmoi shpresat e tifozëve bardhezi, nuk ia del dot të jetë pjesë e ndeshjes kundër malazezëve, duke qenë se pavarësisht kualitetit të lartë teknik, ai nuk luan ndeshje zyrtare prej gati një viti. Duro do të provojë ta ketë mesfushorin pjesë të ndeshjes, por nuk bëhet fjalë që ai të mendohet titullar nga tekniku i Laçit.

Edhe dy lojtarët që kurbinasit po kërkojnë në merkato, për të zëvendësuar boshllëkun e lënë nga largimet e për ti garantuar eksperiencën e reduktuar nga ikja e Deliut e Shehut, nuk do të mbërrijnë në kohë. Sikur të mos mjaftojë, dëmtimi i Qatos ka bërë që Ujka të jetë i vetmi që mund të interpretojë rolin përpara mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër nuk ka ndryshime.

Nga dje kurbinasit janë grumbulluar në Elbasan, ku pasdite në orën 19.00 kanë kryer seancën e parë stërvitore në Elbasan Arena, impianti ku do të luhet edhe ndeshja kundër malazëzëve të Iskras. Pas ngarkesës fizike të fazës përgatitore në Pogradec tani vendin e kanë taktikat, mbi të cilat Duro do të punojë deri në 7 korrik, kur të zbresë në fushë për debutimin sezonal në Conference League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *