• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Berat/ Automjeti hedh në ajër gruan tek vijat e bardha

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Çelepias”. Mësohet se një automjet me targa gjermane ka përplasur një grua në vijat e bardha, e cila po kalonte rrugën dhe e ka hedhur atë disa metra tutje. Pasi ka goditur gruan, minoreni që drejtonte mjetin tip Volvo ka përplasur nga prapa edhe një mjet tip Volswagen Passat, që po udhëtonte para tij në të njëjtën korsi. E plagosura, që mësohet se është rreth 65-vjeçe, është banore e lagjes “Çelepias” dhe po kalonte rrugën për të ikur në shtëpi.

Gruaja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, në gjendje të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për kqyrjen e vendit të ngjarjes. Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se minoreni B.O. ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin që ka përplasur gruan në vijat e bardha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *