• |
ide | kryesore

Çudira afrikane: CAF zbuloi se në Bregun e Fildishtë bie shi, Kupa e Afrikës shtyhet për janar 2024

-Instant, Sport



Në Bregun e Fildishtë në qershor bie shi, shumë madje. Natyrisht, klima po ndryshon kudo, ka fenomene të paparashikueshme, por jo deri në atë pikë sa të bjerë borë në pyjet e Kongos, apo të të lejojë të shtrihesh në brigjet e Detit të Veriut në janar për t’u nxirë. Kështu që vendimi i Caf-it për të zhvendosur Kupën e Afrikës 2023, të planifikuar për qershorin e ardhshëm, për në janar 2024, nuk vjen tamam si një rrufe në qiell të hapur, sa për të qëndruar në temën meteorologjike.

Disa faqe të specializuara e kishin ngritur problemin prej kohësh, duke postuar në rrjetet sociale pamje të stadiumeve të përmbytura. Impiante në të cilat, një vit më vonë (23 qershor-25 korrik në Abidjan, Bouaké, Yamoussoukro, Korhogo dhe San-Pedro, vende që mbeten të pandryshuara), duhet të ishin luajtur ndeshjet e Kupës së Afrikës 2023. Kështu, në mbledhjen e ekzekutivit të CAF, para fillimit të Kupës së Afrikës për femra që nisi ditët e fundit në Marok, u vendos që të shtyhet turneu. Jo dicka e re pasi edicioni i fundit u mbajt midis janarit dhe shkurtit në Kamerun, një vit pas parashikimit për shkak të pandemisë. “Kupa e Afrikës do të zhvillohet midis janarit dhe shkurtit 2024 – tha Patrice Motsepe, president i Caf në konferencën për shtyp në Rabat – Ne nuk donim të rrezikonim të luanim kupën nën një përmbytje. Nuk do të ishte mirë për imazhin e futbolli afrikan”.

Problemi është se vendimi për të kaluar eventin në verë është marrë fillimisht për të mos ndërhyrë në kampionatet kombëtare, me shumë klube që e shohin veten të privuar edhe nga lojtarët themelorë për rreth një muaj. Një tjetër vendim i marrë nga drejtuesit e Caf është ai i rikthimit te finalja e dyfishtë e Champions, me ndeshje në shtëpi dhe transfertë, pasi tre edicionet e fundit ishin zhvilluar me një ndeshje teke, me polemika të pafundme për trofeun e fundit të fituar nga Raja. Casablanca ndaj egjiptianëve të Al Ahly, një ndeshje e luajtur në Casablanca, vendi i zgjedhur pas ndeshjeve të para gjysmëfinale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *