• |
ide | kryesore

Koulibaly ëndërron Barcelonën, Ramadani flet me Juventusin: rinovimi i munguar nxjerr ‘KO’ Napolin

-Instant, Sport



Afati i fundit është caktuar për të martën, ditën e një takimi të planifikuar nga Aurelio de Laurentiis dhe Koulibaly. Të presësh që nga bisedimet të dalë një akord, i plotësuar me rinovimin, megjithatë, është në prag të fantazisë. Ajo e mbrojtësit senegalez është, pak për të thënë, një rast i çuditshëm. Jo aq për dëshirën për të ndryshuar ambjent dhe refuzimin e ofertës, objektivisht jashtë parametrave të numrit një të Napolit, gjashtë milionë në sezon. Sa, më tepër, për interesimin e gjatë dhe këmbëngulës të Juventusit. Nga njëra anë, Koulibaly i ka premtuar Napolit dhe tifozëve të tij se nuk do të pranojë asnjë ofertë nga bardhezinjtë, nga ana tjetër, agjenti i tij Ramadani ka bërë një shëtitje në Torino dhe është kthyer në fakt me propozimin e Juves për klientin e tij. Çfarë ka që nuk shkon?

Nëse Juve këmbëngul kaq shumë për senegalezin e Napolit, sigurisht që e ka një arsye. E që kanali Vezuv-Mole është kaluar tashmë në të kaluarën, për një tjetër lamtumirë shumë të dhimbshme, është gjithashtu e ditur (Higuain). Mbetet vetëm për të kuptuar arsyen e një bisede, le ta quajmë kështu, informuese të menaxherit shqiptar të Koulibaly, pikërisht kur lojtari përsëriste lart e poshtë se nuk do të shkelte kurrë në Torino.

Ndoshta, por ndërkohë me De Laurentiis raporti nuk duket shumë mirë. Të jemi të qartë, jo për marrëdhëniet njerëzore mes të dyve, por për përpjekjen e njërit për të mos humbur me zero një nga lojtarët më përfaqësues dhe të tjetrit për të mos humbur një tren që e çon diku tjetër. Koulibaly, thonë ata, do të donte të konkurronte në një tjetër kampionat dhe të bënte një ndalesë në Premier League ose në Liga te Barcelona. Çështja është se ndoshta për momentin prej andej nuk mbërrijnë ofertat e dëshiruara. Pra, kështu, shpjegohet edhe arsyeja përse të mos dëgjohet propozimi bardhezi, duke u përpjekur të evitohet përplasja mes vullnetit dhe mundësisë.

Sipas asaj që duket, gati dy muaj nga përfundimi i merkatos, Kalidou ndoshta do të qëndrojë aty ku është edhe për një vit, duke lënë që kontrata e tij të mbarojë natyrshëm. Nga ana tjetër, de Laurentiis ka në tavolinë një reflektim për ta lënë pa gjumë: merr paratë menjëherë, edhe pse janë nga Juventusi i urryer, apo të humbasë një pasuri me zero? Kjo përgjigje do të fillojë të jepet të martën. Vetëm pas takimit të radhës, dhe ndoshta të fundit, mes Napolit dhe lojtarit, ku do të kuptohet vërtetë se cila mund të jetë e ardhmja e Koulibaly.



1 Comment

  1. Une jam tifoz i Juves. Sado lojtar te mire te marr Juvia, nuk fiton asgje sepse Juvia nuk ka tranier. E mbajten 1 vit Pirlon dhe e hoqen. Alegri eshte delirant. Ishte dhe iku, tani gruaja e divorcuar vjen perseri te burri. Tani qe e ka lene dhe gruaja, Alegri eshte i c’akorduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *