• |
ide | kryesore

Vlorë, 37-vjeçari goditet me kaçavidë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 37 vjeçar është plagosur me kaçavidë në Vlorë pas një konflikti të çastit. Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *