• |
ide | kryesore

Bruges bllokoi transferimin e Muriqit pas vizitave mjekësore, tërbohet Lotito: kërcënon belgët me Fifa-n

-Instant, Sport



Mesa duket shkëndijat mes Acerbit dhe tifozëve nuk kanë qenë mjaftueshëm për të rritur tensionin në grumbullimin e Lazios. Për të nxitur edhe më shumë zhgënjim në Auronzo di Cadore ka shërbyer një situatë e veçantë e merkatos e lidhur me kalimin e Vedat Muriqit te Bruges. Bardhekaltrit dhe belgët kishin rënë dakord për çdo detaj, mungonte vetëm firma e lojtarit. Megjithatë, pas vizitave mjekësore në Belgjikë, transferimi i Muriqit u bllokua nga Bruges. Situata e ngërçit e ka tërbuar Lotiton, i cili tashmë kërcënon se do të kërkojë ndërhyrjen e FIFA-s, sipas asaj që bën të ditur Il Messaggero.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Teza e pretenduar nga Belgjika ka të bëjë me “testet fizike mediokre” të kosovarit, të cilat e kanë shtyrë Bruges të kthehet një hap pas, duke i kërkuar Lacios më shumë garanci. Marrëveshja është bërë mbi bazën e 11.5 milionë për shitjen përfundimtare. Në kryeqytet, askush nuk i beson zërat për dështimin e Muriqit në testet e Bruges. Në të vërtetë, ka nga ata që mbështesin tezën e lojës së dyfishtë të belgëve, të cilët duan të shantazhojnë Lazion duke kërkuar kushte më të mira për transferimin. Një veprim që ka tërbuar Lotiton: pronari i Lazios mendon për masa drastike. Opsioni për t’iu drejtuar FIFA-s duke thirrur në cështje Bruges është krejtësisht në lojë. Ndërkohë, Muriqi mbetet jashtë projektit bardhekaltër: Tare do të rikthehet për të biseduar me të interesuarit historikë (Galatasaray, Hull City dhe Mallorca).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *