• |
ide | kryesore

Kërkon pafajësinë edhe pse u lirua, Enkeleda Hoxha në Apelin e GJKKO-së pa avokat

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, e pashoqëruar nga një mbrojtës ligjor. Hoxha nuk ka pranuar të bëjë komente para gazetarëve.

Kujtojmë se disa muaj me parë-ish gjyqtarja u dënua me 2 vite burg, ndërsa në fillim të këtij muaji ajo u lirua nga burgu, pasi ajo e ka shlyer dënimin, duke llogaritur edhe paraburgimin.

Gjykata shuajti  masën edhe  për Manuela Mallkuçin, ish-kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, që gjithashtu shleu dënim. Dy ish-zyrtaret e Gjykatës së Krujas u arrestuan me kërkesë të SPAK në 11 Shkurt të 2021-shit.

Ish-magjistratja dhe vartësja e saj u dënuan me nga dy vite burg për akuzat e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës, pasi kishin krijuar një skemë që lironin të dënuarit me kusht. Pavarësisht shlyerjes së dënimit ish-gjyqtarja Hoxha dhe ish-kryesekretarja Mallkuçi kanë ankimuar vendimin e fajësisë dhe procesi ndaj tyre është në fazë gjykimi në Apel.

Hetimi disa mujor zbuloi se si gjyqtarja Hoxha kishte shuar disa dënime të përjetshme të personazheve të njohur të botës së krimit. Në këtë skemë ishte i përfshirë dhe avokati Aldo Tabaku, ky i fundit vijon të qëndrojë në burg, pasi GJKKO e dënoi me 4 vite burg.

Referuar dosjes SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Nga ana tjetër, sekretarja e gjykatës bënte të mundur që çështja të kalonte për shqyrtim pikërisht nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, e cila merrte vendim pro kërkuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *