• |
ide | kryesore

Marrëveshja për Butrintin, përfaqësuesi ligjor i Presidentit apel Kuvendit: Pranoni dekretin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave këtë të martë, u diskutua dekreti i Presidentit për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në fjalën e tij përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, i kërkoi parlamentit ta pranojë dekretin e Presidentit, ose të ngrejë një Komisin të Posaçëm Parlamentar në lidhje me këtë çështje, për shkak dhe të interesit të lartë publik.

Dervishaj në fjalën e tij përmbyllëse theksoi se një rrëzim i dekretit do të përkeqësonte më tej marrëdhënien e shtetit me qytetarët.

“Për ta përmbyllur, Presidenti përveç pranimit të dekretatit ka sugjeruar, nisur nga interesi i lartë publik që ka kjo çështje të pranojë dekretin e Presidentit dhe të investohet seanca plenare në krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, pikërisht për ta trajtuar me ojektivitet dhe duke shqyrtuar të gjitha shqetësimet e opinionit publik të lidhura me këtë çështje.

Nëse shumica zgjedh të rrëzojë dekretin dhe të vijojë me hyrjen në fuqi, nuk do t’i shërbente interesave të larta të vendit, por do të përkeqësonte dhe një marrëdhënie të organit të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët dhe qytetarëve në përgjithësi”, tha Dervishaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *