• |
ide | kryesore

Tacconi flet për herë të parë pas hemoragjisë cerebrale: “Kam fituar gjithçka, por kjo është kupa më e rëndësishme”

-Instant, Sport



Stefano Tacconi ka filluar tashmë javën e tretë të rehabilitimit në Centro Borsalino, pasi ishte i shtruar për gati dy muaj në spitalin Alessandria. I intervistuar nga Secolo XIX, ish-portieri i Juventusit foli për herë të parë pas sëmundjes: “Kam fituar gjithçka në karrierën time, por kjo është kupa më e rëndësishme. Nuk mbaj mend pothuajse asgjë, e kuptova që isha shumë keq, tani shkon shumë më mirë.”

Tacconi pësoi një hemorragji cerebrale më 23 prill, u ndje keq në Asti ku ndodhej për një aktivitet bamirësie. Më 6 qershor ai u operua dhe tani ka filluar periudha e rehabilitimit. Së bashku me ish-portierin, është gjithnjë gruaja e tij Laura dhe djali i madh Andrea, i cili i mban të gjithë të informuar në rrjetet sociale për gjendjen shëndetësore të babait të tij Stefano: “Ai merr frymë në mënyrë të pavarur, është bukur të mos e shohësh më të intubuar – tregon bashkëshortja e tij -. Një ditë ai kërkoi një fletë dhe vizatoi një zemër me inicialet tona.”

Dy seanca fizioterapie në ditë, ai lëviz me një karrige me rrota dhe lexon gazetat. Për Juventus ai thotë: “Pogba është kthyer, një lojtar i madh. Fatmirësisht që Dybala është larguar.” Stefano Tacconi është i njëjti si gjithmonë, nuk humbet asnjë rast për të bërë shaka: “Andrea, më jep një xhin tonik se më është tharë fyti” tregon ajo batutat e tij më të birin.

Ish-portieri do të kalojë gjithë verën në qendrën e rehabilitimit: “Nëse gjithçka shkon mirë – thotë Andrea Barbanera, neurokirurgu që e operoi – do të dalë nga spitali në fund të gushtit dhe do të mund të vazhdojë rehabilitimin nga shtëpia”. Mesazhet e afeksionit për ish-portierin kanë ardhur nga të gjithë: nga Zoff te Schillaci, Torricelli, Maldini dhe të tjerët e dashuria dhe afërsia e familjes i japin akoma më shumë forcë Stefanos: “Po fiton ndeshjen e tij më të rëndësishme – kujton Laura dhe Andrea – më të vështirën e jetës së tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *