• |
ide | kryesore

Skema e grumbulluesve, Krifca fajëson Braçen: E keni promovuar këtë politikë kur keni qenë zv.kryeministër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca i ktheu përgjigje deputetit socialist Erion Braçe në lidhje me skemën e grumbulluesve e denoncuar si ky i fundit si abuzuese. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Krifca deklaroi se gjatë kohës kur ka qenë zv/kryeministër ka qenë ai që e ka promovuar këtë politikë me vendimet e tij.

“Nuk kam asnjë kontratë të lidhur as nën tavolinë dhe as poshtë tavoline. Çdo kontratë është marrëdhënie juridike që përcakton detyrime ligjore për të zgjidhur problematikat. Nuk mund të zgjidhet me një vendim të thjeshtë për prishjen e kontratave. Ne duhet të bëjmë vendime të matura. Do i kisha mirëpritur nëse problemet me kontratat t’i kishit adresuar në zyrën time.

Do kisha qenë më eficente për gjetjen e zgjidhjes. Marrëdhënia grumbullues, tregtar dhe fermer është një marrëdhënie e shenjtë. Ju keni qenë zv/kryeministër dhe e keni promovuar këtë politikë me vendimet tuaja, Patjetër ka nevojë për shumë transparencë, por ne kemi në dispozicion vetëm instrumentet e tregut të lirë me përgjegjësinë për të ndihmuar konkurrencë të lirë në treg. Nuk mund të shkojmë kundra kësaj politike sot.

Mund të punojmë bashkarisht për ta përmirësuar aty ku ka vend. Për të nxitur më shumë transparencë. Por nga hiçi nuk i kthehemi dot kundër. Sepse ajo ka sjellë rezultatet që ne sot krenohemi. Nuk ndodh mrekullia nga hiçi. Por nga puna dhe nga ky zinxhir i krijuar bashkarisht”, tha Krifca.



2 Comments

  1. Para nje muji fshataret e myzeqese dhe te gjithe ata qe kishin mbjelle grure ankoheshin per qeverine se i kishin lene ne meshire te fatit dhe nuk donin tja dinin per ta . Mbas dy-tre ditesh “kryetari” rilindas i krimineleve , z.Balla , bente festen e grurit duke na tregonte sesa “te kenaqur” jane fshataret nga politikat e tyre te mbrpshta .
    Qeveria jone bente propagande se si bostani yne ishte i pelqyer ne tregjet boterore dhe se kishte kerkese te madhe , te nesermen shikoje fermeret se is i hidhnin ne kanale prodhimet e tyre .
    Edhe sot ky pseudo debat midis Braces dhe ish drejtoreshes super te korruptuar te AZHBR-se dhe sot ministre e bujqesise , zj.Krifca , behet thjeshte per shplarje truri . Nga njera ane e lene enkas bujqesine ne keto nivele mizerabel qe prodhimet te hyjne nga jashte , nga grosistet qe “paguajne mire” nen dore por njekohesisht te mos humbin votat e fermereve . Kjo eshte nje loje e piset e hijenave dhe çakenjeve te qelbesirave rilindase . Fshatarin e trjatojne si mos me keq por voten ja duan , ja duan aq shume sa thurin intriga e bejne lojra nga me te pabesueshmet .

    E mbani mendt debatin e Braçes me te gjatin tone per renien e numrit te gjedheve ne vend ?
    Braçe kauzonte qeverine per politika te saj te mbrapshta per sa i takon blegtorise , si pasoje e ketyre politikave numri i gjedheve ne vend ishte ulur me 40.000 koke , akuzonte Braçe . Biles sipas Braçes ne kete vend ndodhin çudira , sepse ndersa numri i gjedheve bie drastikisht sasia e qumshtit rritej . Edhe pse “shpotitesit” dhe “liderit global’ te qelbsirave rilindase ai prap mburrej e justifikohej duke na thene se : Ne bejeme edhe qeverisjen por edhe opoziten , pavaresisht se Braçe e ekzagjeron me numrin e gjedheve qe faktikishte eshte shume por shume me i vogel se ai qe na jep deputeti Braçe.
    Por si qendron e verteta ? Sipas INSTAT numri i gjedheve ne Shqiperi eshte ulur me 870.000 koke . Pra , afersisht me 22 here me shume sesa thote i “mençuri” braçe dhe shume e shume here me shume sesa ajo qe pretendon i gjati ine . I gjithe ky meskinitet i monstrave rilindase , e gjitha kjo loje e ndyre ku njeri eshte faktikisht i keqi dhe tjetri bene te mirin , ka vetem nje qellim : Fshatarin trajtoje si pecent dhe futja sa krahu por voten mos e humb , merrja perseri e perseri tjajtoi si pecent .
    Ka ardhe koha qe ju qelbesirat mavi te largoheni me çdo mjet e menyre .
    Ka ardhe koha qe ju qelbesirat e babezitura te ndeshkoheni rende .
    Destinacioni juaj i vetem duhet te jete burgu , 41 bissi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *